Të fundit

Abdixhiku: Qeveria të krijojë një fond të veçantë në ndihmë Ukrainës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se me këtë rezolutë Kosova e rreshton veten krahas demokracive të mëdha.

Ai ka thënë se Kosova duhet të shkojë një hap me tej për t’i ndihmuar Ukrainës.

“Kemi kërkuar që Qeveria të ndajë fond të veçantë për t’i dalë në ndihmë Ukrainës. I kemi kërkuar qeverisë t’i strehojë 5000 qytetarë të Ukrainës. Në Ukrainë po mbrohet më shumë sesa sovraniteti i atij shteti. Në Ukrainë tash e 8 ditë po mbrohen të gjitha vlerat njerëzore të lirisë, paqes dhe të drejtës. Në këto vlera qëndron edhe Kosova”, ka thënë ai.

Abdixhiku pati një thirrje të veçantë për komunitetin serb në Kosovë që të mbështet vlerat demokratikë të shtetit ku jeton, të Kosovës.

“I bëj thirrje komunitetit serb që ka zgjedhur Kosovën si atdhe që të rreshtohet krah demokracisë, zgjidhni një të ardhme më të mirë”, u shpreh ai.

Kuvendi i Kosovës e nis seancën me një minutë heshtje për viktimat në Ukrainë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci