Të martën pasdite, janë ekzekutuar pagat e muajin shkurt për punonjësit në sektorin publikë. Rrogat kanë dalë për herë të parë sipas koeficientit të ri të pagave bazuar në ligjin e ri.
Por, me të dalë pagat me rritje, ka pasur edhe pakënaqësi në disa kategori. Shembull, tek kategoria e shërbyesve civil të koeficientit 6 të mëparshëm, ka ngritje vetëm 11 euro.
Një zyrtar i administratës publike, i cili deshi të mbeti anonim, tregoi për Paparacin se për muajin shkurt ka marrë 395.59 euro ndërkohë, ndërkohë për muajin paraprak, atij i janë derdhur në xhirollogari vetëm 384.22 euro.

Me një llogaritje të shkurtër, i bie se të njëjtit zyrtar i është rritur paga me ligjin e ri për vetëm 11 euro e 37 cent. Njëjtë po ankohen edhe policët e rinj apo kadetët policorë.
Megjithatë, pagat janë ekzekutuar pas orës 16:00 edhe për zyrtarët policorë dhe administratës publike.

