Të fundit

Abdixhiku ia kujton Kurtit dy premtime të mëdha që i kishte bërë për sportin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video ku kryeministri Kurti dëgjohet duke dhënë premtime për qendër multifunksionale me stadiumin nacional si pjesë të saj dhe programin intensiv për të mbështetur shkollat e sportit.

“Para të gjithë sportistëve dhe sportdashësve të Republikës, zotohem se do e trajtojmë sportin si prioritet shtetëror. Afër kryeqytetit do të ndërtojmë qendrën më të madhe multifunksionale, pjesë e së cilës do të jetë edhe stadiumi nacional si dhe një program intensiv për të mbështetur financiarisht shkollat e sportit, me theks edukimin sportive të moshave të hershme”, dëgjohet duke thënë Kurti.

Abdixhiku ka thënë që këto premtime të Kurtit nuk janë realizuar, derisa ka shtuar se ndryshimi është i domosdoshëm.

“Në këtë të diel sportive, le të kujtojmë çfarë u tha e çfarë s’u bë në sport! Ndryshimi, i domosdoshëm, po vjen!”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci