Të fundit

Situata në Ukrainën lindore jashtëzakonisht e tensionuar

Situata në Ukrainën Lindore është jashtëzakonisht e tensionuar, pasi në orët e fundit ka pasur shkelje të armëpushimit nga të dyja palët. Armëpushimi dhe marrëveshja e Minskut kanë mbetur fletë boshe për të dyja palët me shpërthime, zjarrvënie, por edhe evakuime reale dhe virtuale të fshatrave.

“Një atmosferë shpërthyese me skena lufte po “montohet” në zonë, siç ishte shpërthimi i një xhipi ushtarak në qendër të Donjeckut, me videon që bëri xhiron e rrjeteve”, shkruajnë mediet e huaja.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan Joe Biden thotë se ka besim se Moska po përgatitet për një pushtim të Ukrainës dhe se do ta bëjë këtë “në ditët në vijim”. Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan Joe Biden thotë se ka besim se Moska po përgatitet me ethe për një pushtim të Ukrainës dhe se do ta bëjë këtë “në ditët në vijim”

“I bindur” se presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të sulmojë Ukrainën, tha të premten mbrëma presidenti amerikan Joe Biden. Në një fjalim për zhvillimet në krizën në Ukrainë, por edhe për përpjekjet e SHBA-së pas telekonferencës urgjente me liderët e BE-së dhe NATO-s, ai paralajmëroi Rusinë se nëse sulmon Ukrainën “do të paguajë një çmim të rëndë”, duke përsëritur se Uashingtoni nuk ka ndërmend të dërgojë ushtri në Ukrainë.

Edhe pse ka ende vend për diplomaci, Biden vlerëson se Moska do të pushtojë Ukrainën në ditët në vijim. “Ne kemi arsye të besojmë se forcat ruse po planifikojnë dhe synojnë të sulmojnë Ukrainën javën e ardhshme, në ditët në vijim”, tha ai, duke shpjeguar se Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia do të synojë gjithashtu Kievin, kryeqytetin ukrainas./abcnews.al/

Biden i bindur: Putini do ta pushtojë Ukrainën

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci