Të fundit

Bastiset shtëpia e biznesmenit milioner që financon KF Ferizajn

Aksionari i klubit të Ferizajit dhe njëherësh anëtar i bordit, Fatmir Grainca, ndodhet në arrati nga drejtësia.

Grainca është në kërkim nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet për përfshirje në aferën “Brezovica”.

Aksionari i klubit të Ferizajit, i cili momentalisht garon në Ligën e Parë dhe synon inkuadrimin në Superligë, dyshohet të jetë i përfshirë në ndërtimet e paligjshme brenda zonës së Parkut Kombëtar të Sharrit.

Paparaci raportoi sot se shtëpia e Graincës është bastisur mëngjesin e së premtes në kuadër të aksionit “Brezovica 3”, mirëpo i dyshuari nuk u gjet në shtëpi.

Përpos klubit të Ferizajit, Grainca ka në pronësi edhe aksionet e kompanisë që merret me tregtinë e karburanteve, HIT Petrol dhe N.T.P. KONSUM-F.G, e cila operon në fushën e tregtisë së artikujve ushqimorë në Ferizaj, bazuar në të dhënat publike pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve.

Në një njoftim për media të shtunën, Prokuroria e Shtetit konfirmoi të ketë kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme në Kosovë, përfshirë edhe në Komunën e Ferizajt, ku ka rezidencën biznesmeni Grainca.

“Janë bastisur pesë lokacione: një në Lipjan, një në Skenderaj e pesë të tjera në Prishtinë”, tha të premten, disa orë pas realizimit të aksionit, Rasim Maloku, Kryeprokuror i Prokurorisë në Ferizaj.

Gjykata Themelore në Ferizaj, caktoi të shtunën masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tetë të dyshuarve në rastin “Brezovica 3”.

Lexo edhe:

Shteti në kërkim të tre biznesmenëve në arrati – nuk i dorëzohen drejtësisë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci