Të fundit

Më shumë informata rreth kampanjës të KESCO për përditësimin e të dhënave

Furnizuesi universal me energji, KESCO ditëve të fundit ka prezantuar kampanjën “Në emrin tëndin”.

Qëllimi i kësaj kampanje është përditësimi i të dhënave dhe rregullimi i marrëdhënieve kontraktuale me furnizuesin, në këtë rast KESCO-n.

Përditësimi i të dhënave shërben për qëllime të shumta, përfshirë aspekte të ndryshme, si dhe vendosjen e njehsorit në emrin e shfrytëzuesit të energjisë elektrike.

KESCO sot ka prezantuar edhe një video ku ka sqaruar në mënyrë më të detajuar se si duhet të veprojmë në raste kur duhet të bëhet përditësimi i të dhënave.

Ju si konsumatorë duhet të ndërmerrni këta hapa për të përditësuar të dhënat tuaja pranë zyrave të KESCO-së edhe kur:

Keni kontratë aktive me KESCO:

Posedoni kontratë, por, ju duhet të përditësoni adresën, numrin e telefonit ose numrin personal.

Këtë proces mund ta bëni vetëm me kopje të leternjoftimit apo duke autorizuar dikë tjetër me hapë noterial.

Në rast të vdekjes të pronarit të kontratës me KESCO:

Nëse bartësi i njësorit ka ndërruar jetë atëherë njësori duhet të bartet tek trashigimtarët e tjerë, në këtë rast duhet t’i sjellni aktin noterial të trashëgimisë apo certifikaten e vdekjës se personit,  certifikatën e bashkësisë familjare dhe dëshminë për posedimin e pronës.

Në rast të shit-blerjes së pronës:

Nesë keni shitur apo keni blerë pronë ju duhet të keni me vete kontratën e shit-blerjës  të noterizuar dhe kopjen e letërnjoftimit. Ky proces mund të përfundohet dhe duke autorizuar dikënd tjetër për ju.

Në rast të qira-marrjes apo qira-dhënies së pronës:

Përditësimi duhet të bëhet edhe në rastet të qira-dhënies apo qira-marrjes. Kjo nënkupton që përgjegjës i njësorit duhet të jetë edhe personi që e shfrytëzon edhe energjinë elektrike. Në këtë rast ju nevojitet kontrata e qerasë e noterizuar dhe kopja e letërnjoftimit të aplikuesit.

Për më shumë ndjekeni dhe videon e prezantuar nga KESCO:


Vëmendje :

Nëse kanë kaluar 2 javë pas njoftimit nga KESCO ju do te hyni në proces te shkyçjes nga rrjeti elektrik.

Për më shumë informata lidhur me përditesimin e të dhënave vizitoni webfaqejn e KESO-së:  www.kesco-energy.com

 

 

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci