Të fundit

Kontrolli në dy shkolla në Leposaviq, Elshani jep detaje

Zëvendës Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për “KOSSEV” se kontrolli policor në dy shkolla në Leposaviq u bë pasi ka pasur informacione për “gjëra të paligjshme” dhe se kjo ka qenë arsyeja e kontrollit.

Megjithatë, Elshani njoftoi se nga kontrolli nuk ka rezultuar ndonjë gjetje.

Ka pasur informacione që diçka të paligjshme ka pasur aty. Së bashku me mbikëqyrësit e shkollës ishim aty dhe kërkuam”, ka thënë ai.

Pyetur konkretisht se çka janë “gjërat e paligjshme”, Elshani nuk ka shpjeguar më tej.

Çka mund të jetë e paligjshme. Ka qenë informacion i mjaftueshëm për ne që të shkojmë në atë vend dhe të shohim. Nuk gjetëm diçka”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci